Khoudia Diop nga Senegali, ka pasur fëmijëri të vështirë sepse të gjithë e tallnin, sepse kishte ngjyrë shumë të errët të lëkurës.
Mirëpo, me kalimin e kohës ajo është mësuar ta dojë vetën dhe të pajtohej me nuancën që e mbulon trupin e saj, transmeton Telegrafi.
Dikur e tallnin, por tani ngjyra saj e errët po pëlqehet shumë
Meqenëse kishte linja të përkryera dhe fytyrë shumë të bukur, ngjyra e lëkurës as që u ra në sy zyrtarëve të shumë agjencive të modës, duke e angazhuar në shumë aktivitete.
Madje, ky element e ka bërë edhe më të kërkuar në industrinë e modës, sepse dallon nga të tjerat dhe veshjet bien në sy edhe më shumë.




