Microsoft shet 9.3 milionë telefona Lumia, për tre muaj

PUBLIKUAR

Microsoft shet 9.3 milionë telefona Lumia, për tre muaj

Microsoft sot publikoi rezultatet e saj financiare për tremujorin e mbyllur më 30 shtator, ndërsa kompania ka deklaruar të ardhura prej 23.20 miliardë dollarëve, dhe të ardhura neto prej 4.5 miliardë dollarëve.

Shitjet e pajisjeve në Windows Phone kanë qenë më të mëdha sesa në çdo tremujor tjetër. Në fakt, Microsoft ka thënë se ka shitur një rekord prej 9.3 milëionë njësive të telefonave Lumia – apo shumë më shumë sesa në tremujorin që është mbyllur më 30 qershor (kur kishte shitur vetëm 5.8 milionë njësi).

Në fakt, Microsoft e ka thyer edhe rekordin e kaluar prej 8.8 milionë njësive të shitura në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (kur Nokia ende mbante linjën Lumia).

Në përgjithësi, Microsoft ka gjeneruar 2.6 miliardë nga shitja e telefonave, tremujorin e kaluar.

Për kompaninë amerikane, edhe shitjet e tabletëve kanë qenë të mira, edhe pse Microsoft nuk ka treguar se sa njësi të tabletëve Surface i ka shitur, por ajo ka thënë se ka njësia e tabletëve ka arritur të krijojë 908 milionë dollarë, dhe pretendohet se kontributin kryesor e ka dhënë modeli Surface Pro 3, që është lëshuar qershorin e kaluar.

Microsoft gjithashtu ka njoftuar se ka arritur të shesë 2.4 milionë njësi të konsolës Xbox. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...