Eksplodon cigarja elektrike, shkakton dëme të mëdha në dhomë (Foto)

PUBLIKUAR

Në një shtëpi që ndodhet në Oldbury të West Midlands, është dashur të intervenojnë tetë zjarrfikës, për të fikur flakën që e ka shkaktuar një cigare elektrike.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar ndezjen e pajisjes për tymosje, që për momentin ishte në rrymë duke e mbushur baterinë, transmeton Telegrafi.

Dhoma e dëmtuar nga eksplodimi i cigares elektrike

Shpërthimi ka bërë që të marrin flakë mobiliet nga druri, si dhe disa rrobe që ishin afër, por nuk ka pasoja në njerëz.

“Për fat të mirë, brenda nuk ndodhej askush dhe nuk ka të lënduar. Intervenimi ka qenë i shpejtë dhe fikja është bërë menjëherë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit”, ka thënë kreu i njësitit të zjarrfikësve.

Nuk është hera e parë që po eksplodon një cigare elektrike, pasi gjatë muajit të kaluar një burrë ka mbetur pa gjashtë dhëmbë, si pasojë e shpërthimit gjatë tymosjes.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...