Huawei shet rreth 17 milionë telefona, për tre muaj

PUBLIKUAR

Huawei shet rreth 17 milionë telefona, për tre muaj

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur Huawei ka deklaruar se në tremujorin e tretë të këtij viti ka arritur të shesë 16.8 milionë njësi të telefonave të saj në total, ndërsa kompania gjithashtu ka dhënë detaje se çfarë lloje të telefonave ajo ka shitur gjatë kësaj periudhe kohore.

Huawei ka thënë se 26% e dërgesave të saj të telefonave të mençur mobil përbëjnë modelet mesatare dhe ato të avancuara, ndërsa ka dhënë edhe detaje për vendet që kanë blerë këto modele më së shumti.

Huawei është rritur më së shumti në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, me një shkallë prej 322%, që është përcjellë edhe nga një rritje e shitjeve prej 98% në regjionin e Paqësorit, 51% në Amerikën Latine dhe 18% në Kinë.

Kompania kineze ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm me lansimin e modelit të ri të telefonit Ascend Mate 7, që është shitur në më shumë se 1 milionë njësi, që nga lansimi zyrtar i tij. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...