Fallxhorja i mori 400 mijë euro për t’ia hequr “syrin e keq”

PUBLIKUAR

Prokuroria e Bolzanos në Itali ka nisur hetimet për një fallxhore që dyshohet se i ka marrë një gruaje rreth 400 mijë euro, me shpresën se do i hiqte “syrin e keq”, të afërmit të saj.

Lajmi është bërë i ditur në mediet lokale, shkruan gazetashqip.

Gruaja me origjinë nga Europa Lindore dhe rezidente në Verona, e kishte mashtruar klienten e saj duke i thënë se një i afërm i familjes ishte prekur nga “syri i keq” dhe për ta larguar duhej një shumë e madhe parash.

Për të zhdukur dyshimet, fallxhorja i kishte thënë se sapo i afërmi i gruas do të shërohej, paratë do i ktheheshin mbrapsht.

Seanca e parë ndaj saj është me 21 mars 2017, ku fallxhorja duhet të japë llogari për marrjen e 400 mijë eurove.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...