Gecjan fashion Group më 20 mije euro dhurata dhe shpërblime në Balkan Best Model (Foto)

PUBLIKUAR

Gecjan fashion Group më 20 mije euro dhurata dhe shpërblime në Balkan Best Model (Foto)

Pas shumë evenimenteve të realizuara më shumë sukses, agjencioni lider i spektakleve të modës dhe bukurisë në rajon, Gecjan fashion Group, tani vjen me një event të ri: Ballkan Best Model (BBM), spektakël i cili pritet të jetë më i madhe i realizuar deri me tani në rajon.

50 modelet më të mira nga 11 shtete të Ballkanit do të jenë pjesë e këtij spektakli madhështorë që do të finalizohet në kryeqytetin e Kosovës Prishtineë nga fundi i këtij viti.

Më shumë se 20 mijë euro shpërblime (Para dhe dhurata)do të ndahen në këtë eveniment duke i dhënë kështu epitetin këtij spektakli, si me i madhi i modës i mbajtur deri me tani në rajon dhe jo vetëm.

Konkursi për vajzat nga të gjitha vendet e Ballkanit është i hapur dhe deri me tani kanë aplikuar më shume se 1000 vajza për të rreëbyer çmimin si modelja më e mirë e Ballkanit dhe se bashku me çmimin dhe dhurata të shumta që do të ndahen në këtë spektakël./express/

Sipas producentit të këtij eventi Z. Ilir Geci, “deri me tani kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi organizime të shumta me dhe pa karakter garues, ku modelet marrin pjesë dhe përveç pjesëmarrjes apo një kurorë ato nuk kanë as një përfitim tjetër, mendoj që ka ardhur koha që modelet në përgjithësi përveç pjesëmarrëje në spektakle të modës edhe të shpërblehën ashtu siç e meritojnë”.

Në BBM do të ndahen këto çmime: Modelja më e mirë e Ballkanit, Vendi i dytë dhe vendi i tretë, Fotomodelja më e mirë e Ballkanit dhe Modelja më Inteligjente. Po ashtu dhurata modeste do të këtë edhe për të gjitha pjesëmarrësit finalist në këtë eveniment.

Tashmë përzgjedhja e modeleve ka filluar vlen të theksohet fakti se vetëm në shtetin shqiptar një kompeticion që u mbajtë në Tirana international Hotel kanë konkurruar 229 vajza, 5 nga të cilat do të kënë mundësi të jenë pjesë e Ballkan Best Model, po ashtu përzgjedhja e modeleve është bërë edhe në Maqedoni dhe Turqi ku ka marrë pjesë një numër shumë i madhë i modelëve që duan të jenë pjesë e eventit më të madhe të modës në rajon.

Tani do të vazhdohet edhe në gjitha shtetet e tjera të Ballkanit për të përzgjedhur më të mirat që do marrin pjesë në BBM.

Fotograf zyrtar i këtij evenimenti është Avni Selmani i cili do të realizoi edhe setet fotografike më të gjitha vajzat konkurrente.

SHIKO MË SHUMË

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...

Luizi takohet me ‘Mehmet Kosovën’! Paralajmëron projekt të ri?

Këngëtari i njohur shqiptar, Luzi Ejlli ka bërë të ditur se është takuar me...

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...