Turqia synon të prodhojë automobila elektrik

PUBLIKUAR

echo content

artikuj

Turqia është duke u përpjekur të krijojë markën e parë kombëtare të automobilave, dhe makina do të jetë elektrike, tha Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik.

Isik tha se aktualisht është duke u zhvilluar një projekt që synon të krijojë një markë kombëtare të makinave, dhe se pritet të merren hapa konkret për jetësimin e këtyre planeve.

“Më lejoni të them së pari se Turqia e ka humbur trenin për teknologjinë klasike me motor me djegie. Ne nuk e shohim asnjë mundësi për konkurrencë të qëndrueshme atje. Por makina elektrike do të paraqesë një dritare të re të mundësisë”, ka thënë Isik.

“Ne jemi duke u munduar për të krijuar një markë kombëtare të makinave dhe ne do të bëjmë përpjekje konkrete së shpejti. Turqia do të ketë një markë makinash, por ne nuk do të përdorim teknologjinë për djegie të brendshme. Ajo do të jetë një makinë me mbushje elektrike. “

Projekti i Turqisë për të krijuar një markë kombëtare të makinave u njoftua së pari në vitin 2011, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur mbështetje nga kompanitë vendase apo të huaja sic janë Ford, Fiat, Renault, të cilat prodhojnë pjesë të rëndësishme të makinave në Turqi. /mesazhi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...