“Messi”, “Ibrahimoviq”, si dhe “Etto”, çajnë dru në Mitrovicë

PUBLIKUAR

“Messi”, “Ibrahimoviq”, si dhe “Etto”, çajnë dru në Mitrovicë

Mbajnë emra të lojtarëve të mëdhenj në fanellat e tyre, por janë punëtorë krahu, që për çdo ditë fitojnë bukën e gojës ndershëm dhe me djersë.

Avni Beqiri, Heroin Halitaj dhe Bujar Emini, të gjithë nga Mitrovica, thonë se me këto fanella punojnë gjithmonë që sa vite, sepse këta lojtarë i adhurojnë dhe me to po kanë punë më shumë.

“Punën me sharrë e bëj që 15 vite. Rrallë dal në treg, sepse i kam myshterinjtë e mi të cilët më thërrasin në telefon, ndërsa askush nuk më thërret me emrin tim të vërtetë, por Etto”, ka thënë Avni Beqiri.

Ndërkaq, Halitaj i cili njihet në Mitrovicë si ‘Messi’, tha se me punën që bënë, mban shtatë anëtarët e familjes së tij.

Sipas tij, punën që e bënë nuk përkon me emrin me të cilin e thërrasin, ngase shpesh njerëzit edhe qeshen, por jo asnjëherë për tallje.

“Messi, sa po m’i çkyn tetë metra dru, kur më pyet dikush, njerëzit qeshen, por edhe vetë nganjëherë”, ka thënë ai.

Këta punëtorë, thonë se nuk luajnë asnjëherë futboll për shkak se nuk kanë kohë, por të preferuarit e tyre i shikojnë çdo herë në mbrëmje kur ata luajnë. /KP/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...