Google+ jo më me detyrim regjistrimi

PUBLIKUAR

google+

Kompania “Google” ka anuluar kërkesën e saj që përdoruesit e rinj të shfletuesit të krijojnë edhe një llogari në Google+. Kur regjistroheni për një llogari në Gmail, Google Docs, ose llogari të tjera në shërbimet e “Google”, një buton i ri “Jo faleminderit” ju lejon që të mos keni nevojë të regjistroheni në rrjetin social të kompanisë.

Hapja e një llogarie në Google+ nuk ishte edhe aq gjë e bezdisshme, por largimi i kërkesës për t’u regjistruar sinjalizon që “Google” tani është më pak duke iu përkushtuar detyrimit të përdoruesve për futjen në rrjetin e vet social. Dhe ky është vetëm indikacioni më i fundit. Gjatë korrikut, “Google” ndaloi së detyruar përdoruesit e Google+ nga përdorimi i emrave të tyre të vërtetë. Gjatë muajit gusht, “Bloomberg” raportoi që “Google” e ndau veçorinë më të mirë të rrjetit social, atë Google+ Photos, duke e kthyer atë në një shërbim të ndarë.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...