Facebook shton ikona në komenteFacebook është një nga rrjetet sociale më të mëdha, me më shumë se 1 miliard përdorues në të gjithë botën. Të gjithë këta përdorues, që nga tani e tutje, do të kenë një metodë tjetër për të lënë një koment në një postim, fotografi, video apo link që ata do të shpërndajnë. Përdoruesit e aplikacionit Facebook Messenger kanë pasur mundësi që të vendosin afishe të ndryshme nëpër komente. Tani kjo mundësi do t’u jepet edhe përdoruesve të uebit.
Inxhinieri Bob Baldwin shpjegoi në Facebook, se vendosja e afisheve nëpër komente nisi si një projekt pilot në Nju Jork. Prototipi për uebin është krijuar në një natë të vetme, dhe kur u provua nga punonjësit ata e pëlqyen shumë atë. Tani të gjithë përdoruesit e uebit, pajisjeve mobile, iOS dhe Android do të kenë mundësi të shtojnë afishe nëpër komente.
Për të vendosur një afishe në koment ju duhet thjesht të klikoni në ikonën e fytyrës së buzëqeshur në anën e djathtë të komenteve dhe zgjidhni një afishe që ju doni të dërgoni. Kjo veçori do të jetë në dispozicion për të gjitha llojet e postimeve, si ata në grup apo edhe për evente të ndryshme.



