Sëmundja e rrallë: Një familje xhuxhash (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një familje indiane ka treguar se si njerëzit në rrugë qeshin me 9 pjesë të tyre, pasi janë xhuxha. Familja është e përbërë nga 11 persona.

Ram Raj 52-vjeq nga Hyderabad, Telangana, punon si një mikpritës dasmash.

“Gjithë njerëzit na shikojnë çuditshëm në rrugë dhe mblidhen rreth nesh. Ata nisin e bëjnë pyetje të çuditshme si “pse jeni kaq të shkurtë?”,  “nga jeni ju?” dhe më pas fillojnë të qeshin”, ka thënë ai.

52-vjeçari ka shtuar se askush nuk i jepte punë dhe se i është dashur që të përballet me probleme të shumta, pasi njerëzit e shihnin dhe e pyesnin: “Si do ta menaxhosh?”

Edhe vajza e tij 27-vjeçarja ka të njëjtin problem. Ajo dëshiron të bëhet llogaritare, por duke qenë se vuan nga i njëjti problem e ka të vështirë të gjejë punë, transmeton shekulli.

Familja vuan nga sëmundja e quajtur “Achondroplasia”.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...