Geti nuk ka asgjë, është shëndoshë e mirë

PUBLIKUAR

geti-nuk-ka-asgj-euml-euml-sht-euml-sh-euml-ndosh-euml-e-mir-euml_hd

Është raportuar nga mediat shqiptare se reperi, Getoar Selimi, është sëmurë dhe është bërë për spital. Por, në të vërtet ai është në shtëpi shëndoshë e mirë.

Mediat raportuan se Getoar Selimi është bërë për spital, me frikën se ka qenë inflamacion i zorrës qorre ajo që e ka munduar shëndetin e reperit.

Sidoqoftë, Telegrafi nga burime mirë të informuara pranë reperit konfirmon se Geti është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asgjë.

“Nuk është asgjë serioze. Ai është shëndoshë e mirë, menjëherë do t’i kthehet punës”, ka thënë ky burim për Telegrafin.

Ndryshe lideri i Babastars vjen nga një verë e suksesshme këngët “Jasha” dhe “High 2”.

Telegrafi mëson se Babastars janë duke punuar në shumë projekte të reja.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...