Kur Bleona gatuan ushqim shqiptar në Hollywood (Foto)

PUBLIKUAR

Kur Bleona gatuan ushqim shqiptar në Hollywood (Foto)

Këngëtarja Bleona Qerreti është ftuar edhe një herë nga televizioni ‘Bravo Tv’, por kësaj here jo për të folur shqip por për të gatuar ushqime tradicionale shqiptare.

Ajo ka pranuar ftesën dhe që të dalë sa më mirë në këtë televizion ka kërkuar ndihmën e fansave të saj rreth përzgjedhjes së ushqimit më të shijshëm shqiptar. Sapo filloi që ta flasë gjuhën shqipe brenda Holliwoodit, këngëtarja bukuroshe Bleona Qerreti, ka vazhduar tutje me promovimin e ushqimeve tradicionale shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ajo ka treguar se është e ftuar nga ‘Bravo Tv’ që ta prezantojë gatimin më të mirë shqiptar. Por, nuk është se Bleona di shumë për këto ushqime. Prandaj ajo ka kërkuar ndihmën e fansave të saj që t’i shkruajnë receta nga ushqimet më të mira, transmeton Tribuna.

“Zemrat e mia si ju kam? Bravo TV më ka kërkuar që unë të prezantoj në televizion, gatimin më të mirë shqiptar. Unë e kam një zgjedhje në mendje, por më duhet edhe ndihma juaj. Sigurisht bashkë me recetën e gatimit, nëse e dini… Pres sugjerime. Ju dua shume”, ishte shkrimi i saj. E kësaj ftese i janë përgjigjur fansat e saj. Ata dërguan mesazhe me receta të ndryshme. Bleona i ka shikuar të gjitha me kujdes dhe deri më tani e ka shpallur një fituese e cila kishe propozuar që këngëtarja të përgatitë tavë me kos. Por, Bleona ende nuk ka vendosur se çka do të gatuaj. Ajo i ka ftuar fansat e saj që të vazhdojnë e të dërgojnë receta të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...

Luizi takohet me ‘Mehmet Kosovën’! Paralajmëron projekt të ri?

Këngëtari i njohur shqiptar, Luzi Ejlli ka bërë të ditur se është takuar me...