Larry Hester, i verbëri nga Karolina e Veriut, pas 33 vitesh, iu ka kthyer shikimi në sajë të “syrit bionik” që konverton dritën në një imazh.
Për këtë arritje, meritor janë shkencëtarët e Universitetit Duke, të cilët luajtën një rol kyç.
Posa i vendosën syrin bionik, 63-vjeçari kërceu nga befasia dhe entuziazmi, ndërsa fytyra e tij reflektonte vetëm gëzim dhe buzëqeshje, transmeton Telegrafi.
Gruaja e tij, Jerry nxitoi për në krahët e tij, duke i thënë “A me të vërtetë mund të më shikon? A mund të të puth?”
Hester ishte vetëm personi i shtatë në Shtetet e Bashkuara që i është vendosur syri bionic, ndërsa këtë nuk ka mundur ta përshkruaj me fjalë.
“Pyes veten se a është e mundur që unë jam kaq me fat”, krenohej Larry Hester. /Telegrafi/



