Fuqia e natyrës rrallë herë dëshmohet sikurse në këto pamje! (Video)

PUBLIKUAR

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet “shpërthimi” i një lave vullkani, fenomen ky i cili përcillet nga afër edhe nga disa turistë.

Siç thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një lavë e një vullkani në Kamokuna, Hawai, e cila përmes shkëmbinjve shpërthen në oqean.

Duke e përshkruar atë si “surreal” dhe “të pabesueshme”, shikuesit janë mahnitur me pamjet, të cilat janë shikuar me mijëra herë edhe në rrjetet sociale dhe kanë marrë gjithashtu mijëra komente.

Kjo nuk është një dukuri krejtësisht e rrallë, megjithatë, çfarë e dallon këtë është fakti se vizitorët në ishullin vullkanik zakonisht janë në gjendje për të përcjellë këtë fenomen nga një platformë e caktuar për këtë gjë.

Megjithatë, pamjet e këtij fenomeni të fundit janë shfaqur vetëm pak ditë pasi një pjesë e një platforme në Kamokuna ishte rrëzuar në det, me çka edhe ishte mbyllur për disa ditë mundësia e prezantimit të turistëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...