9 vite burg për vrasësin e të riut Ademi

PUBLIKUAR

Gazetari i sportit Sami Ademi me një postim në Facebook, ka njoftuar se për vrasësit të djalit të tij Leart Ademi, i është shqiptuar 9 vite burg nga Gjykata Themelore në Shkup, njofton Telegrafi.

“Sot, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore në Shkup, ka dënuar me 9 vjet heqje lirie vrasësin e djalit tim, Enis Sabedinin, i cili natën e 3 janarit të vitit 2016, ka goditur fatalisht tri herë me thikë në zemër, Leart Ademin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, në moshën 19 vjeçare.
Sot, dhimbja në familjen time ka prekur kulminacionin dhe sa vije e shtohet gjithnjë e më shumë! Leart, pusho në Parajsë, Zoti të past mëshiruar….. Nana, Babi, Rroni dhe Ammari i vogël i cili po të kërkon për çdo ditë, nuk të harrojmë asnjëherë, ama asnjëherë…!!!”(sic) shkruan Sami Ademi./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...