6 të lënduar nga një aksident në Lipjan

PUBLIKUAR

Rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Hallaq të Lipjanit.

Për pasojë, lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona dhe të njëjtit po vazhdojnë të marrin tretmanin mjekësor.

Agron Borovci, zyrtar për informim për rajonin e Prishtinës, ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin në fjalë.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksidenti në fshatin Hallaq të Lipjanit.Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri të ky aksident”, ka thënë Borovci në një prononcim për Indeksonline

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...