Drejtori i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Lipjanit, Shkelzen Hajdini për herë të parë ka folur rreth pasurisë së tij dhe se ku do të jetë Hajdini pas përfundimit të mandatit.
Në një intervistë për “LipjaniNews” ai ka thënë se vështërsia me madhe është gjendja e rendë financiare të cilën ka gjetur në Komunën e Lipjanit.
I pyetur për pasurin e tij ai theksoi se është përbashkët familjare dhe është krijuar me herët, para mandatit si Drejtor në Komunë.
Intervista me Shkelzen Hajdninin, Drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa
- Z.Hajdini ju tashmë udhëhiqni drejtorin thuajse më të rëndësishme në Lipjan, ajo për Buxhet dhe Financa, a mund të na flisni për vështërsit tuaj gjatë punës?
Shkelzen Hajdini: Sigurisht që kemi vështersi gjatë menaxhimit të Buxhetiti dhe financave. Mirëpo, marrë parasysh që kjo qeverisje është profesionale konsideroj se të gjitha këto sfida janë të përballueshme dhe të menaxhueshme. Vështërsia me madhe është gjendja e rendë financiare të cilën e kemi gjetur në Komunë. Ashtu siç janë të informuar të gjithë qytetaret e Komunës së Lipjanit, kemi gjetur obligime shumë të mëdha financiare dhe kontraktuare. Kjo ka ndodhë për arsye se gjatë viteve të mëhershme janë lidhur kontrata pa pasur mjete ne buxhetin e Komunës.
- Z.Hajdini me 23/12/2013 në Agjencia kundër Korrupsionit keni deklaruar 6 banesa si përshkrim i hollësishëm i pasurisë së paluajtshme, dhe një lokal afarist 700 m2 me vlerë 700,000.00, a mund të na flisni rreth kësaj pasurie?
Shkelzen Hajdini: Kjo është pasuri e përbashkët familjare dhe është krijuar me herët, para angazhimit tim si Drejtor për Buxhet dhe Financa.
3. Më mirë të punosh në KFOR, OSBE, (ICO), apo si Drejtor i Drejtratit për Buxhet dhe Fianca në Lipjan?
Shkelzen Hajdini: Mua më pëlqen më shumë puna si Drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa sepse me ofron mundësinë të jem afër qytetareve të mi dhe të kontribuoj drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarit. Në anën tjetër, përvoja e gjatë me organizatat ndërkombëtare është një përvoje e shkëlqyeshme në kuptim të zhvillimit profesional, shkëmbimit të përvojave të mira me shtete e zhvilluara, ndërtimit të kontakteve, avancimit të gjuhës angleze dhe respektimit të kulturave të popujve të ndryshëm.
- Ku do ta shohim Shkelzen Hajdinin pas përfundimit të mandatit si Drejtor në Lipjan?
Shkelzen Hajdini: Unë konsideroj se është shumë me e rëndësishme të mendojmë rreth përfundimit të këtij mandati me nderë dhe të vazhdojmë menaxhimin e suksesshëm të buxhetit dhe financave të Komunës. Siç e dini edhe ju edhe qytetaret e nderuar, ne jemi treguar të suksesshëm në menaxhimin financiar të Komunës duke e ripozicionuar Komunën e Lipjan nderë komunat më të suksesshme në Republikën e Kosovës. Ketë e dëshmojnë çmimet dhe raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare dhe vendore si dhe Raportet e Zyrës se Autorit te Përgjithshëm. Qysh në vitin e parë të kësaj qeverisje Komuna e Lipjanit ka marrë opinionin më të mirë nga Auditori i Përgjithshëm dhe të njëjtin opinion presim ta marrim edhe tani. Siç potencuat edhe ju, Buxheti dhe Financat është një drejtoret shumë i rëndësishëm dhe kërkon shumë përkushtim. Kështu që, unë jam fokusuar me shumë në menaxhim të mirëfilltë financiar sesa ku do të jem mbas përfundimit të mandatit.
- Ju jeni njohës i mirë i politikave ekonomike duke përfshirë politikat mikroekonomike dhe makroekonomike, si qëndron Komuna e Lipjanit financiarisht?
Shkelzen Hajdini: Borxhet e trashëguara e rendojnë gjendjen financiare të Komunës së Lipjanit. Megjithatë, Komuna e Lipjanit gjatë viteve 2014 dhe 2015 ka arritur të i realizoj mbi 100 projekte kapitale në infrastrukturë nëpër shumicën e fshatrave të Komunës së Lipjanit dhe në Qytet. Ndërsa, gjatë vitit 2016 ne kemi të planifikuar 38 projekte kapitale kryeshishte në infrastrukture. Numri i projekteve kapitale për vitin 2016 do të rritet me procesin e rishikimit buxhetor për vitin 2016 të cilat do të financohen nga kursimet dhe mbetjet. Po ashtu, me shumë se gjysma e obligimeve financiare janë kryer dhe më shumë se gjysma e kontratave të hapura në vitet paraprake janë implementuar dhe janë paguar. Ketë vit dhe vitin e ardhshëm planifikojmë të i paguajmë shumicën e obligimeve financiare dhe të përmbyllim shumicën e projekteve që i kemi gjetur të hapura. Gjendja e realizimit të hyrave vetanake është shumë mirë. Ne të dy vitet e kaluara planifikimi i të hyrave vetanake është realizuar e madje është tejkaluar planifikimi. Këto të hyra të reja janë investuar në projekte të reja kapitale. Gjendja e realizimit të të hyrave të vitit 2016 deri më sot është për 32.89% më e mirë se gjendja e periudhës së njëjtë të vitit 2015. Kjo tregon që edhe në vitin 2016 realizimi i të hyrave vetanake do të jetë i mirë. Konstatojmë se edhe përkundër obligimeve të trashëguara gjendja financiare e Komunës së Lipjanit është e mirë dhe në do të vazhdojmë me realizimin e projekteve kapitale dhe do të jemi në shërbim të plotësimit të nevojave të qytetareve të Komunës së Lipjanit.
- Cili është synimi juaj në të ardhmen?
Shkelzen Hajdini: Synimi im në të ardhmen është që të kontribuoj në përmirësimin e mirëqenies se qytetarit të Komunës së Lipjanit.
/LipjaniNews/


