5 mitet e pamundura të teknologjisë së të ardhmes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

mm_4453

Hamendësitë, supozimet, parashikimet dhe fantazitë sipas se cilave do te jete ne te ardhmen planeti ynë nuk kane munguar asnjëherë.

Por nëse është e lehte pak a shume te ndërtojmë vizione për te ardhmen, po kështu është njëkohësisht e lehte ndërtimi i miteve qe gjerojmë prej zhvillimeve te shpejta te teknologjisë ne përgjithësi, por qe pak gjasa kane te gjejnë zbatim.

1. Makinat fluturuese. Kjo përbën një ëndërr dhjetëra vjeçare te njeriut. Përpjekjet kane filluar qe me Henry Ford ne vitet ’40 për te vazhdua ne ditët tona me NASA-n ne bashkëpunim me Darpa-n. Por, aktualisht për shkak te kostove shume te mëdha, fizibilitetit ende larg, karburantit, piloteve qe do t’i drejtojnë, strukturat qe do te duhet te përdoreshin për lëvizjen e tyre, te gjitha këto e shndërrojnë këtë ëndërr te njeriut ne një mit ende larg mundësive te jetësimit te saj.

2. Inteligjenca artificiale. Është fjala për atë lloj inteligjence qe ne një fare mënyre do te rivalizonte atë njerëzore. Te tjerë mendojnë se do te jete pasoje e bashkëpunimit te mendjes njerëzore dhe fuqisë përllogaritëse te makinave te sotme, ato qe do te mund te krijojnë diçka te re. Por është e ditur qe mendja njerëzore është e pa kopjueshme, kështu qe nuk besohet se do te këtë një tjetër lloj inteligjence artificiale qe do te mund ta rivalizoje atë.

3. Ligji i Moore. Behet fjale për një teori te hedhur qe ne vitin 1965, dhe qe ne thelb do te thotë qe shpenzimet e prodhimit te strukturave inteligjente “Chip” do te duhet te përgjysmohen për çdo vit për gjate 10 viteve ne vazhdim. Deri tani ky ligj nuk është pranuar prej asnjë eksperti, pasi sipas tyre, kjo nuk do te mund te shkonte përpara për me shume se 20 vite. Përgjithësisht, kompanitë pretendojnë qe t’i marrin maksimumin teknologjive ekzistuese, përpara se te investojnë ne te tjera te reja.

4. Robotët miq. Robotika është zhvilluar se tepërmi ne vitet e fundit. Robotët kane zëvendësuar njeriun ne shume procese pune, por ka ende dyshime për aftësinë e tyre për te marre ne dore detyra dhe përgjegjësi te posaçme. Ne këtë rast do te kishim te bënim me një ridimensionim te rolit te tyre.

5. Frenimi i ndryshimeve klimaterike. Ngrohja globale është e paevitueshme. Shume shkencëtarë mendojnë se njeriu me aktivitetin e tij dëmtues ndaj natyrës e ka sjelle procesin ne piken e moskthimit. E vetmja gjë, sipas tyre, është një lloj ndihme qe mund te jepet ne këtë drejtim për ta pasur klimën sa me shume nen kontroll dhe për te shmangur katastrofat ambientale qe kanosen.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...