Minibusi që u gjet AK -47 udhëtonte në relacionin Mitrovicë-Lipjan

PUBLIKUAR

Njësiti special i Policisë së Kosovës, ROSU, dje ka ndërmarr një aksion në bashkëpunim me njësitin mobil të Doganës së Kosovës, me ç’rast kanë ndalur një mini-bus për një kontroll rutinor.

Aksioni është ndërmarr tek rrethi i Dragodanit, rruga që lidh Prishtinën me Mitrovicën, ndërsa gjatë kontrollimit të një çante pasagjerësh,është gjetur një armë e tipit AK 47.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se relacioni i automjet-minibus ishte Mitrovicë-Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi të njëjtit-si pasagjerë gjatë kontrollit në një automjet-minibus që qarkullonte në relacionin Mitrovicë-Lipjan i është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike (AK-47), një karikator dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë të PK-së./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...