200 euro për Test PCR, Hoti thotë se Autoriteti i Konkurrencës ka nis hetimet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

200 euro ka paguar një qytetar për ta kryer një test me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në Prishtinë e që është i vetmi laborator privat në mbarë Kosovën që aktualisht bën detektimin molekular të koronavirusit.

Ky laborator, që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli. Por me vlerën e 200 eurove për një test PCR ky laborator ka bërë disa shkelje të rënda ligjore. Si pasojë, ai mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se Autoriteti i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe shumë shpejt do të zbatoj ligjin.

“Situata e pandemise nuk guxon te perdoret per perfitime jashte normave te ekonomise se tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrences eshte ne krye te detyres dhe do te zbatoje ligjin shpejt dhe me efikasitet te plote ndaj te gjtheve pa perjashtim. Raportoni rastet”, është reagimi i Hotit në Facebook

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...