19-vjeçari Haaland çmend tifozët me superformën, thyen rekord në Bundesligë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e ka shkruar historinë në Bundesligë, duke u bërë lojtari i parë në histori që i shënon pesë gola qysh në dy ndeshjet e tij të para në ligën elitare të futbollit në Gjermani.

Statistikat e yllit norvegjez janë mbresëlënëse pasi që ai i ka shënuar pesë golat e tij rekorde brenda vetëm 57 minutave lojë, duke bërë kështu që t’i ketë 7.9 gola për 90 minuta lojë për Dortmundin mesatarisht, transmeton Gazeta Express.

Ajo që u ka bërë tifozëve edhe më shumë përshtypje ka qenë fakti që Haalandi ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes përkundër që s’ishte titullar në asnjërën nga këto dy ndeshje të para.

Debutimi i tij erdhi në minutën e 54-të të ndeshjes kundër Augsburgut, ku ai e mori vëmendjen pasi që shënoi qysh me prekjen e parë të topit dhe pastaj arriti të shënojë het-trik.

Paraqitja e tij të dytë për gjigantin gjerman ishte vetëm pak më pak mbresëlënëse, pasi që ai i shënoi dy gola në fitoren 5:1 të skuadrës së Lucien Favres kundër Kolnit të premten, kur për Dortmundin shënuan edhe Raphael Guerreiro, Marco Reus dhe Jadon Sancho.

Edhe para se të transferohej në Gjermani, 19-vjeçari kishte marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës dhe tifozëve të futbollit për shkak të arritjeve dhe statistikave të tij të jashtëzakonshme në Austri.

Ai i kishte shënuar 16 gola në 14 ndeshje për Salzburgun, përderisa e kishte treguar talentin e tij edhe në Ligën e Kampionëve, duke i shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje, përderisa s’arriti të shënojë vetëm në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...