14.949 persona të vaksinuar gjatë muajit Gusht në Lipjan

PUBLIKUAR

Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli ka mbajtur takim me Shtabi Emergjent pas rasteve të fundit me Covid-19. Gjatë këtij takimi janë diskutuar shumë qështje me rëndësi si dhe gjendjen me Covid-19 në Lipjan.
Po ashtu është bërë thirrje që të zbatohen të gjitha masat e marra konformë vendimit të Qeverisë, Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar personelin Shëndetësor, Policinë e Kosovës, Inspektoratin dhe të gjithë ata që janë në front me virusin Covid-19, që po bëjnë një punë të madhe për menagjimin e kësaj situate, njofton Komuna.
Nga Drejtoria e Shëndetësisë është dhënë raport mbi gjendjen e pandemisë Covid-19 në Komunën e Lipjanit ku është theksuar se ditëve të fundit ka patur një flukës më të madh të qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, vetëm gjatë muajit Gusht janë trajtuar 3.421 pacient me infuzione dhe ineksione të ndryshme.
Komuna e Lipjanit falënderon të gjithë qytetarët që ju kanë përgjigjur thirrjes për vaksinim ku vetëm gjatë muajit Gushtë janë vaksinuar 14.949 persona.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...