10.7 milionë euro për shpenzime të udhëtimit

PUBLIKUAR

Shuma të mëdha parash nga buxheti i shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për udhëtime zyrtare apo edhe për shpenzime tjera të luksit. Duke u bazuar në raportin vjetor të Ministrisë së Financave (MF), i cili është publikuar para pak ditësh, shihet qartë se gjatë vitit që lamë pas institucionet e vendit vetëm për shpenzime të udhëtimit kanë shpenzuar hiç më pak se 10 milionë e 749 mijë euro apo 186 mijë euro më shumë sesa në vitin paraprak.

Gjithnjë duke u bazuar në raportin vjetor të MF-së shihet se për shërbimet e telekomunikacionit janë shpenzuar 4.4 milionë euro apo rreth 100 mijë euro më pak në raport me vitin paraprak. Në kategorinë buxhetore të identifikuar në raportin vjetor të MF-së si shpenzimet për shërbime janë shpenzuar 38 milionë e 878 mijë euro apo gati 3 milionë euro më pak sesa në vitin paraprak.

Në këtë kategori buxhetore bëjnë pjesë: shërbimet e arsimit dhe trajnimit, shërbimet e përfaqësimit dhe avokaturës, shërbimet e ndryshme shëndetësore, shërbimet këshillëdhënëse, shërbimet për shtypje, mirëmbajtje e softuerit, kompensimi për vendimet gjyqësore, etj. Gjatë vitit paraprak për furnizim për mobilie për zyrë janë shpenzuar 5 milionë e 778 mijë euro, derisa për derivate dhe lëndë djegëse janë shpenzuar 19 milionë e 628 mijë euro.

Po ashtu në kategorinë buxhetore të identifikuar si furnizime tjera janë shpenzuar gjithsej 59 milionë e 112 euro, derisa në vitin 2014 për këtë qëllim janë shpenzuar 54 milionë e 618 mijë euro. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...