​Tërnava: Krishtlindja simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar Ipeshkëvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, telegram urimi., në të cilin thuhet se Krishtlindja është festë që në vete simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë, si dhe porosinë për ndërtimin e shoqërisë së ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.

“Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar e kultivuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegramin e urimit të Ternavës.

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...