​Nga 1 korriku, BE hap kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Brukseli ka njoftuar se nga 15 qershori planifikon të hap plotësisht kufijtë brenda vendeve të BE-së, duke i lejuar kështu që qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor të udhëtojnë në këtë zonë nga 1 korriku.

Ky rekomandim është përkrahur nga 27 vende anëtare të BE-së, pas zbutjes së masave mbrojtëse që ishin vënë për ta luftuar përhapjen e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Me këtë veprim synohet rifillimi i turizmit në kohën kur edhe është sezoni veror, dhe qytetarë nga vende të ndryshme të botës dëshirojnë të shkojnë në pushime.

Megjithatë në Komisionin Evropian ka pasur edhe persona që ishin kundër lehtësimit të masave, duke pretenduar se është herët që plotësisht të hiqen masat mbrojtëse dhe udhëtimet në BE nga vendet tjera që nuk janë anëtare.

Sipas Komisionit Evropian, masat lehtësuese do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, sepse “situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme apo më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

“Udhëtimi ndërkombëtar është çelësi i turizmit dhe biznesit si dhe për ribashkimin e familjeve dhe miqve”, ka deklaruar komisionerja e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...