​Jakup Krasniqi: Mos ia jep budallës shtagën, se ta mshon

PUBLIKUAR

Ndoshta kjo gjendje e krijuar sot në Kuvend nuk mund të kuptohet me asnjë teori te parlamentarizmit te krijuar nga teoricienët e demokracisë e të politikës nder shekuj.

Kjo gjerolldi e natës së sotme, mund të shpjegohet vetëm me filozofinë e popullit tonë, i cili thotë: “Mos ia jep budallës shtagën, se ai ta mëshon”! Populli ynë, po shihet se kujt “ia kanë dhënë shtagën”. Ua kanë dhënë shtagën njerëzve që me çdo mjet, donë ta rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes “Zajednicës”, por në ketë mision të ri te Kryeministrit dhe vartësve të tij, me këmbëngulësi po i kundërvihet opozita e bashkuar e cila po përpiqet që më çdo kusht ta mbroj sovranitetin e vendit tonë – Republikës së Kosovës.

Pas këtyre veprimeve te krerëve të koalicionit e sidomos ish komunistit Mustafa, këtij vendi këta njerëz nuk kanë vullnet politik t’i ofroj zgjidhje politike te krizës politike e institucionale. Ndërsa këta njerëz pa fije përgjegjësie e kanë kënaqësinë të bisedojnë me qeveritarët serbë të cilët kanë qenë në shërbim të politikës që ka ushtruar krim e gjenocid në Kosovë, ndërsa nuk janë të gatshëm të ulen e të bisedojnë me opozitën shqiptare në Kosovë?!, ka shkruar Jakup Krasniqi

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...