​Enca Haxhia, ”Marr propozim martese nga fansat”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

envaaa
”9 vjec kam qenë kur kam performuar për herë të parë në një skenë të madhe dhe kam filluar me talent shou, festivale të fëmijëve, gjithmonë kam qenë pjesë e botës së spektaklit, ndër të parat që praktikoja metodën e covers-ave në youtube”, kështu e fillon rëfimin e saj këngëtarja e re dhe shumë seksi Enca Haxhia e cila u bë e njohur shumë këtë vit për projektet e suksesshme që i lancoi në tregun shqiptarë.

Bashkëpunimi me reperin Noizy e solli atë edhe më lartë se ku ishte. ”Dëshira ime për këtë klip ishte që të realizojë një minifilm me metrazh të shkurtër, edhe është dashur shumë punë sepse të realizosh një të tillë duhet përkushtim e punë, besoj që ishte realizuar me sukses”, tregon këngëtarja për bashkëpunimin me reperin, ndërkohë që kënga e cila e bëri super të njohur edhe në disa vende tjera të botës ishte hiti ”A po t’pëlqen”. Video e saj po bën xhiron e botës ndërkohë Enca thekson:

”Thash po e bëj një video të shkurtër edhe një ditë rastësisht e shoh në telefon dhe isha në dilemë thoja a ta fshi apo ta vendos ta shpërndaj si lajmërim për fansat, kur shoh ditën tjetër video kishte marrë rrugën larg shumë larg. Trilleri dhe klipi ka qenë burim kreativiteti për gjithë vine maker-s në vend dhe jashtë edhe unë i konsideroj si gjëra argëtuese e asnjë nuk e kam marë për të keq, të huaj kanë qenë një gjerman dhe arab që vërtetë më kanë mahnitur, gjë që kjo i ka dhënë edhe më shumë sukses këngës. Fansat më treguan se ishte numër një në komplet Arabinë Saudite dhe vazhdon të rritet në shumë shtete po futet edhe në Rusi dhe cdo ditë po bëhet befasi për mua. Shumë komente që marr janë nga Kurdistani, Arabia e shumë vende tjera, unë gjuhën nuk u’a kuptoj por nga zemrat e lëna si komente e shoh se janë dashamirë e fansa”, thotë këngëtarja e cila tashmë ka marë ofertat e para për koncerte edhe në shumë vende tjera.

”Në Arabinë Saudite pjesa e Dubait, Suedi, Gjermani, Kurdistan, kanë qenë shtete që më kanë kërkuar në koncerte e intervista, ndoshta së shpejti do të filloj të mësoj edhe këto gjuhë”. E pse Enca preferon gjithmonë këngët ritmike duke lënë paksa anësh baladat:

”Definitivisht jam Enca e muzikës po dhe e këngës dance, më mer malli dhe për baladat por përshtatem më shumë tek muzika pop, për herë të parë them se fabula e këngës në versionin anglisht është një lojë dashurie. Dua që kënga ime të jetë ritmike të argëtoj njerëzit, uroj që të ketë të njejtin sukses”. Ndërsa pos suksesit në muzikë asaj i vijnë edhe shumë mesazhe për lidhje dashurie, e si shprehet këngëtarja: ”Në Instamessage kam shumicën e mesazheve për lidhje, më dërgojnë fotot me unazat e diamantit, por akoma jo, nuk e kam gjetur ofertën e duhur”.

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...