Shefi i Google dëshmon para Kongresit Amerikan pse Trump del i pari sa herë që kërkohet “idiot”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

CEO i Google, Sundar Pichai, doli para Kongresit Amerikan për të dëshmuar pse sa herë që kërkohet në Google me termin “idiot”, motori i kërkimit shfaq fotografitë e presidentit Donald Trump të parat.

Republikanët besojnë se rezultatet e kërkimit në Google janë të vendosura në atë mënyrë që të dalin kundër konservatorëve, kështu që shefi i motorit të kërkimit duhet të japë llogari për këtë.

Duke qenë para Kongresit, CEO i Google u pyet:

Lamar Smith: Nuk e ke dënuar kurrë një punëtor të Google për manipulim të rezultateve të kërkimit?

Pichai: Nuk është e mundur që një punëtor individualisht ta bëjë këtë.

Smith: Nuk pajtohem. Mendoj se njerëzit mund të manipulojnë procesin.

Më pas, Steve King e pyeti atë për një fotografi ‘palidhje’ të tij, që u shfaq në iPhone-in e mbesës së tij.

Pichai: Zotëri, iPhone prodhohet nga një tjetër kompani.

King: Mund të ketë qenë Android.

Gjatë procesit të dëgjimit, King tha se Kongresi duhet të kontrollojë profilet e punëtorëve të Google në rrjete sociale, për të monitoruar bindjet e tyre politike, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, gjatë procesit të dëgjimit, u tha se rezultatet e kërkimit në Google janë negative qëllimshëm për disa ligjvënës.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...