Qëndrimi i zorshëm në fuqi i taksës, flasin analistët!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...
Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, njofton Indeksonline.

Tash e pothuajse katër muaj, kjo taksë ka qenë “mollë sherri” mes liderëve të institucioneve në Kosovë.

Përveç që ndikoi në përçarje mes koalicionit qeverisës, taksa acaroi edhe ndërkombëtarët.

Përkundër kësaj, madje edhe rrezikut për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Ramush Haradinaj, është duke këmbëngulur që vendimin e marrë në mbledhje të qeverisë vitin që lamë pas, të mos e tërheqë mbrapa.

Edhe pas vizitave të shumta kohëve të fundit nga zyrtarët e lartë amerikanë e gjermanë, si pjesë e presionit që është duke iu bërë Haradinajt, njohësit e çështjeve në vend, nuk besojnë se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të hiqet apo pezullohet.

Fisnik Halimi në një prononcim për Indeksonline thotë se nuk është duke u parë fundi i taksës.

Ai beson që Haradinaj do i rezistojë presionit për heqjen e taksës derisa të merr një garanci që në diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Ne nuk po shohim që taksës po i vije fundi që jo domosdoshmërisht është lajm i mirë për Kosovën. Neve na mbetet që të shpresojmë që kjo këmbngulje e kryeministrit të sjellë diçka pozitive për Kosovën edhe pse shenjat janë që taksa do të prodhojë diçka jashtëzakonisht negative, sidomos për të ardhmen e negociatave Kosovë-Serbi”.

Sipas Halimit, përgjegjësia për nxjerrjen e Kosovës nga situata e pezullim të dialogut me Serbinë i takon Partisë Demokratike.

“Haradinaj do i rezistojë këtij presioni derisa të merr një garanci të caktuar që negociata nuk do të rezultojnë meatë që thuhet shkëmbi i territorit. Është përgjegjësi e PDK-së që ta nxjerrë Kosovën prej kësaj situate. Sa i përket vendimit të vet Haradinajt nuk mendoj që ai do ta merr një vendim të shpejtë për ta hequr taksën”, tha Halimi për Indeksonline.

Se Haradinaj nuk do të heqë dorë nga këmbngulja e tij për taksën, e thotë edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Syla.

“Mendoj se deri tani ka qenë më se e domosdoshme dhe e vonuar vendosja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Taksa mund të pezullohet vetëm nëse me të vërtetë nga kanale zyrtare amerikane ka presion të rritur konstant për të pezulluar atë, atëherë duhet të jemi në koordinim me partnerët strategjik siç janë SHBA e Gjermania”, potencoi Syla.

Sipas tij, presioni ndaj Kosovës është i pa qartë krahasuar me atë që do të duhej të i bëhej Serbisë.

“Mbetet i pa kjartë presioni ndaj nesh karshi Serbisë ndërsa kjo e fundit nuk ka ndonjë kushtëzim përkundër shantazheve dhe dëmeve ekonomike që na bën çdo ditë në arenë ndërkombëtare dhe nuk respekton asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara”, përfundoi Syla.

Pas mbledhjes së fundit të qeverisë, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke i bërë Kosovës presion pasi këtë nuk po munden të ia bëjnë shtetit serb.

“Nuk është mesjeta me kërcënime e pasoja. Bashkësia Ndërkombëtare nuk po mundet me i bë presion Serbisë për me u kthy në dialog e po i bënë Kosovës”. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...