Pranimi i refugjatëve në BE, Gjermania dhe Franca zbusin kërkesat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Franca dhe Gjermania kanë propozuar te enjten që qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të pranojnë refugjatë mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për shpërndarje të migrantëve.

Sipas një dokumenti që ka qarkulluar në mes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel dhe është parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, plani parasheh që pranimi i migrantëve të jetë sërish obligim për qeveritë e bllokut mirëpo përjashtime mund të bëhen nëse shtetet kanë “masa alternative të solidaritetit”.

Arritjet e migrantëve dhe refugjatëve nga Mesdheu janë nën 100,000 persona këtë vit sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mirëpo fluksi i vitit 2015 ka gjetur bllokun të papërgatitur dhe ka shtyrë qeveritë jugore dhe lindore të BE-së kundër migrimit.

Në dokument është thënë se Bashkimit Evropian i duhet një mekanizëm i duhur për të anashkaluar situatën në të cilën të gjitha qeveritë e BE-së do të kenë mundësi për të paguar përgjegjësitë e pranimit të këtyre personave.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka thënë në muajin tetor se më shumë para për zhvillimin e Afrikës mund të jenë kompromis i pranueshëm për vendet e Evropës Lindore, të cilat kanë refuzuar të pranojnë migrantë kryesisht nga shtetet myslimane.

Gjermania, Franca dhe Holanda kanë kërkuar më parë solidaritet nga të gjitha vendet e BE-së, mirëpo tani duket se për ata është më e përshtatshme skema e pagesës që ka qenë pjesë e disa propozimeve të Komisionit Evropian më 2015.

Mirëpo secila marrëveshje politike do të marrë kohë, edhe për faktin se kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Qeveria italiane kanë ndërtuar imazhin e tyre politik në politika kundër migrantëve. /shqip

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...