Ndahet nga e dashura, kërkon tjetrën me të njëjtin emër, por jo për romancë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ndahet nga e dashura, kërkon tjetrën me të njëjtin emër, por jo për romancë!

Nëse quheni Elizabeth Gallagher, ju pret një udhëtim trejavor mbresëlënës nga Toronto në Paris, nga Bangkoku në Nju Delhi, njoftoi 27-vjeçari kanadez, Jordan Axani.

Ai u nda nga e dashura e tij përmes internetit, menjëherë pasi kishte blerë biletën për udhëtimin e jetës. Që këto bileta të mos shkojnë huq, ai fton çdo femër të interesuar t’i lajmërohet, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, ju duhet të quheni Elizabeth Gallagher, ndërsa Axani pohon se kështu dëshiron që investimet të mos i shkojnë kot.

“Në muajin mars kam rezervuar një udhëtim anembanë botës. Marrëdhënia jonë ka marrë fund, por unë ende dua që të udhëtoj. Ajo natyrisht jo. Për shkak të kësaj, jam duke kërkuar në Kanada një femër e cila duhet të quhet Gallagher Elizabeth dhe e cila mund të shfrytëzojë aranzhmanin”, thotë Jordan, i cili pohon se nuk ka synime romantike, por thjesht kërkon shoqëruese me të cilën do të shoh “disa gjëra interesante”.

Të gjithë të interesuarat me emrin Elizabeth Gallagher, mund të aplikojnë tek Axani përmes e-mailit: [email protected]. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...