Naser Osmani lirohet nga akuza

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani sapo është liruar nga akuza lidhur me rastin e privatizimit të Fabrikës “FAN”, në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, avokati i Osmanit, Besnik Berisha, shkruan Indeksonline.

 

 

Kujtojmë se gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është njëri nga rastet e shënjëstruara për liberalizimin e vizave.

Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 6 persona të tjerë akuzoheshin në lidhje me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.

Në kohën për të cilën akuzohej, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,.

Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe biznesmeni Agim Deshishku si blerës i fabrikës “FAN”.

Sipas aktakuzës, Naser Osmani e Bahri Shabani ngarkohen se në bashkëkryerje me persona tjerë zyrtarë dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”, Sh.P.K. të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5.400.000.00 euro. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...