Metush Rrahmani nga Gadimja që thotë se po i shëron të paralizuarit me bioenergji

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Nuk e kishte ditur që trupi i tij ka veti shëruese e që tek njerëzit mund të bënin mrekulli. Këtë punë Metush Rrahmani nga fshati Gadime, Komuna e Lipjanit, e zbuloi para dhjetë vjetëve, kur për herë të parë kishte shëruar djalin e tij, i cili kishte qenë i paralizuar nga këmbët. Ai këtë e quan një mrekulli, për të cilën rrëfeu për Gazetën Express

Të shqetësuar se te mjekët kosovarë nuk po gjenin shërim për sëmundjet e tyre, pacientë të shumtë nga vende të ndryshme kishin ardhur për të gjetur ngushëllim te njeriu, i cili kishte një veti më ndryshe se të tjerët, shëronte me bioenergji.

Dyert e shtëpisë së Metush Rrahmanit ishin të hapura gjatë orëve të para të pasdites të së enjtes. Aty po shkonin hallexhinj, të cilët kërkonin ndihmë nga mjeku popullor i njohur si ‘Metush ‘Bioenergjia’, në Gadime.

Vendi ku punon Metush Rrahmani

Muajt e fundit 57-vjecari nga fshati Gadime e Lipjanit thotë se ka arritur që ta çojë në këmbë një vajzë 22-vjeçare nga Prishtina. Ajo sipas tij kishte qenë nëntë vjet e paralizuar.

“Ia kam liru eshtrat një vajzës së re nga Prishtina e cila ishte për nëntë vite në paralizë. Ajo kur erdhi herën tjetër ecke me këmbët e saja”, ka deklaruar Merush Rrahmani.
Metush Rrahmani nuk e kishte ditur që trupi i tij ka këtë veti, deri para dhjetë vjetëve, kur për herë të parë kishte shëruar djalin e tij, i cili kishte qenë i paralizuar nga këmbët. Ai këtë e quan një mrekulli, për të cilën edhe na rrëfen.

“Unë djalin e kam pas sëmurë dhe kam vrapuar shumë nëpër mjekësi. Të gjithë më patën thanë që ky nuk çohet më në këmbë. Por, rastësisht në një vend dikush më patë thanë që beson se në mua ka bioenergji. Një person më patë thanë se më sheh në ëndërr që 23 vite dhe se unë mundem me e çu në këmbë edhe edhe djalin. I Gjilanit ka qenë ai personi, kishte qenë i paralizuar. Dashti Zoti, djalin tim që i ka pas 22 vjet me e liru pastaj edhe atë”, rrëfeu ai.

E Metushi thotë se ka arritur që të shërojë shumë njerëz të tjerë, të cilëve mjekët u kishin thënë se nuk kanë shërim.

“Unë me profesion jam me gjedeti. Tek unë vijnë edhe pacientë të cilët nuk gjejnë shërim në Beograd e gjetiu. Migrenën, spondillozën, paralizën, shkujën, dhimbjet e barkut, shtatzënitë, të gjitha këto unë mund t’i shëroj”, rrëfen ai.

Personi i cili thotë se ka bioenergji, Metush Rrahmani, tregon edhe për metodat e punës me të cilat ai thotë se po arrin që të shërojë persona të ndryshëm.

“Unë vetëm ia qes dorën në pjesën ku kanë probleme pacientët. Kam bioenergji në dorë unë. Ia mbajë dorën aty deri sa të më jep shenjë edhe të shohë se sa e përballon trupi i atij pacientit që ka probleme. E kam liru një 22-vjecar e kishte pas kamën e dorën e shtanguar edhe kam arrite që me e liru”, rrëfen për Gazetën Express, mjeku popullor nga Gadimja.

Ai tregon se edhe austriakët ia kanë vërtetuar atij që ka bioenergji.

“Këtë gjë ma kanë thanë austriakët. Në vitin 2008 mi patën ba analizat”.

E nuk ishin vetëm këta pacientë, të cilët, pasi nuk kishin gjetur shërim te mjekët, kishin ardhur të ngushëlloheshin te ky njeri ‘shërues’, pasi, sipas Metushit, edhe disa mjekë kanë qenë tek ai për të kërkuar ndihmë.

Madje të enjtën edhe një mjek nga Kosova kishte shkuar tek ai pasi që ishte goditur nga shkuja.

“Këtu vijnë edhe mjek të ndryshëm. Qe para jush ke një mjek i cili ishte goditë nga promaja. Dy herë ishte ba operacion, por pa sukses. E tek unë këtu po ka sukses”, po rrëfen ky person.

Ky person punon disa ditë në javë edhe në Shqipëri.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gjeometri-nga-gadimja-qe-thote-se-po-i-sheron-te-paralizuarit-me-bioenergji-605256/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...