Lulzim Tafa, fitues i çmimit të parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”

PUBLIKUAR

Në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të zi dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Shoqata dhe Unioni i malazezëve të Kosovës e nderuan poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.

Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, z. Ferhat Dinosha,  në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

LulzimTafa është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk mund...

Dyshohet se falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan 18 parcela në Prizren me vlerë rreth 1 milion euro, arrestohen dy persona

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore disa mujore,...

17 raste të fruthit për më pak se një muaj në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 17 raste...