KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

PUBLIKUAR

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) kanë marrë pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin ushtarak pranë Kampit “Villaggio Italia” në Pejë, shkruan Express.

“Stërvitja, e cila mblodhi personel nga kombësi të ndryshme, synonte të nxiste shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke rritur njëkohësisht ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse”, njofton KFOR.

KFOR-i potencon se përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë gatishmërie operacionale dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...