Kujtim Shala për Express: Nuk e fyeva Dardan Sejdiun, i thash veç se je i shitur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kujtim Shala e pranon se e ka quajtur ‘të shitur’, por kjo sipas Shalës, ky nuk është ofendim por cilësim.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, është deklaruar për Gazetën Express, pasi u raportua se ka pasur përplasje me deputetin e PSD’së, Dardan Sejdiun. Shala ka dhënë versionin e tij rreth asaj që ka ndodhur sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Ai tregon se ka kontestuar kërkesën e PSD’së për seancë të jashtëzakonshme, pasi sipas Shalës, nuk i kanë pasur nënshkrimet në një vend.

“Kontestova kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme, meqë nënshkrimet e deputetëve nuk ishin në një listë, siç do duhej të ishin”.

LDK’ja është akuzuar ditë më parë se ka falsifikuar nënshkrimet e deputetëve që nuk ishin të pranishëm, për të kërkuar mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme. Këtë, sipas Shalës, e ka përmendur edhe sot Sejdiu.

“Mbi këtë bazë është kontestuar kërkesa jonë para pak ditësh. Sejdiu tha që po përpiqemi te kamuflojmë falsifikimin qe ka bere LDK-ja me rastin e kërkesës për Seancë të jashtëzakonshme. Ndërsa, unë i thashë që, ne opinionin tim, edhe ky rast është si ai dhe se reagimi i tij është tipik për një të shitur, qe pse është shitur vete, akuzon te tjerët”, ka shtuar nënkryetari i Kuvendit.

Sejdiu ka folur disa herë që nga mbledhja e kryesisë kur është mbajtur në orën 10:00. Sejdiu shkroi në Facebook më herët duke thënë se Shala e ka fyer dhe e ka ofenduar.

Ndërkaq, nënkeytari i Kuvendit thotë se në asnjë rast nuk ka përdorur shprehje fyese. Ai e pranon që e quajti Dardan Sejdiun ‘të shitur’, por sipas Shalës, ky nuk është një ofendim.

“Janë të regjistruara. I shitur nuk është fyerje, por cilësim, te cilin e dëshmoi vete ne konferencën për medie, kur tha se janë marre vesh me drejtuesit e koalicionit, dhe po ashtu, pak me pare, e dëshmoi edhe kryeministri”, është shprehur tutje Shala.

Ndryshe, PSD ka propozuar Rezolutë që e bën opozitën pjesë të dialogut. Në këtë mënyrë, kjo parti ka propozuar Shpend Ahmetin si bashkëkryesues të dialogut me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Më herët, deputetët e PSD’së kishin kundërshtuar dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, LDK, ashtu si edhe Vetëvendosje, ka kundërshtuar prej fillimit këtë rezolutë dhe përfshirjen e opozitës në dialog me arsyetimin se duhet së pari të ketë zgjedhje e pastaj vazhdimin e dialogut. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...