Kryetari i OVL të UÇK tregon numrin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të ftuar nga Specialja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati ka treguar se sipas listës që posedon ai, 11 pjesëtarë të UÇK-së, janë thirrur nga Gjykata Speciale.

“Nuk dua të spekuloj por, për momentin janë ftuar diku 11 vetë, i dimë emrat dhe mbiemrat por kolegët nuk i kanë bërë publike, por ne i dimë”, tha Gucati për Kallxo.com.

Gucati gjithashtu e quajti Gjykatën Speciale të panevojshme dhe raciste.

“Kjo është e papranueshme, kjo gjykatë ka qenë e panevojshme dhe e njëanshme edhe raciste. Kur them raciste për arsye se është e njëanshme nuk përfshin të gjitha krimet e luftës që kanë kryer paramilitarët serb”, tha ai.

Sipas tij, deklaratat për krimet në Kosovë dhe kohën e luftës, janë dhënë në gjykata kompetente ato vendore dhe të EULEX-it.

“Për hir të shtetit dhe Qytetarëve të Kosovës, kësaj gjykatë nuk kemi dashur t`i përgjigjemi fare hiq. Ne e kemi tregu punën tonë, në Gjykatën e Amerikës, në gjykatën e EULEX-it e në gjykatat tona. Nuk ka qenë fare e nevojshme Gjykata Speciale”, tha Gucati për Kallxo.com.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se dy komandantë të UCK-së, do të udhëtojnë në vikend për në Hagë.

Kjo pasi që Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tyre mbrojtës,  Arianit Koci.

Koci tha se Lushtaku dhe Mustafa gjatë vikendit do të udhëtojnë për Hagë, me fluturim të rregullt ndonëse për datën e intervistimin tha se ende nuk ka dijeni.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...