Fryma e Kosovës në Cyrih të Zvicrës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

20140708133730476600

25 krijues të brezave të ndryshëm, prej të cilëve skulptorë, fotografë dhe piktorë kanë ekspozuar veprat e veta në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih

Artisti i njohur nga Kosova, prof. Jetullah Haliti ishte kuratori i ekspozitës kolektive të 25 artistëve shqiptarë nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare e cila u hap në Qendrën Kulturore të Kosovës.

„Në mesin e këtyre punimeve, kemi edhe skulpturën “Skënderbeu”, pastaj veprën e Kolë Idromenos „Motra Tone“ që nga kritika shqiptare e arteve konsiderohet si Monaliza shqiptare. Këtu po ashtu kemi edhe pikturën „Pëllumbat e Paqes“ vepër kjo e cila ka marrë shumë çmime ndërkombëtare, pastaj edhe veprat e heroit të Kosovës, Agim Ramadani”, Haliti.

20140708133550338

20140708133604735

Transportimi i të gjitha këtyre punimeve është bërë falë mbështetjes financiare të Ministrisë së diasporës.

Ai shfrytëzoi nga rasti që të falënderojë edhe Ministrinë e Diasporës e cila ka përkrahur materialisht mes tjerash edhe për transportimin e të gjitha këtyre punimeve.

Përveç artdashësve të tjerë, të pranishëm ishin edhe gazetarë, shkrimtarë e artistë.

„Kjo ekspozitë është bërë me moton se „poezia është art dhe arti është poezi“ ngaqë mu kujtua Agimi, i cili në çdo pikturë të tij kishte një poezi, ku e pikturonte pikturën me shpirt dhe ia thurrte menjëherë poezinë. Jam shumë e lumtur që jeni ju sot këtu dhe shpresoj se herave të tjera do të ketë edhe më shumë bashkatdhetarë“ tha ushtruesja e detyrës së drejtorit të kësaj qendre, Shukrie Ramadani.

Për fund u mbajt edhe një orë letrare ku u recituan poezi nga vetë autorët e pranishëm aty, të cilët kësaj ekspozite i dhanë edhe një kuptim dhe ngjyrim tjetër.

Artistët e prezantuar me veprat e tyre në këtë ekspozitë ishin: Agim Islamaj, Miradije Ramiqi, Musa Sadiku, Skender Lajqi, Rudina Proda, Nuri Jaupulari, Mehmet Baci, Lekë Rrotani, Idriz Balani, Olti Zejnullahu, Olti Haliti, Reshat Ahmeti, Jetullah Haliti, Hajrush Fazliu, Agim Ramadani dhe Shkelzen Gashi.

Kurse poetët që lexuan vargjet e tyre Sabit Gecaj, Ibrahim Avdyli, Bujar Salihu, Nexhat Maloku, Mimoza Erebara, Gani Qarri, Shukrie Ramadani dhe Adem Kicaj. /KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...