Duken bukur, por dritat LED nuk krijojnë ndriçim të mjaftueshëm (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Po që se i shikoni veturat e lansuara së fundmi, veçanërisht ato luksoze, të gjitha kanë përpara drita LED që kanë pamje shumë të mirë.

Mirëpo, këto drita moderne që konsiderohen se shndrisin më shumë se ato të mëparshmet, sipas studimit të fundit nuk krijojnë ndriçim të mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i bërë nga një institut amerikan, që merret me sigurinë në trafik, ka gjetur se ato nuk janë treguar efikase nëpër testime.

Prej 100 modeleve të ndryshme që janë vënë në provë, vetëm katër janë cilësuar si “të mira”, teksa 40 tjera u vlerësuan si “të dobëta”.

Testi është kryer nga inxhinierët, të cilët kanë llogaritur se sa shpejtë lëshohet drita prej rrezeve të ulëta tek ato të gjata, kur vetura lëvizë në rrugë të drejtë dhe hyn nëpër kthesa.

Në të njëjtë kohë, është vlerësuar se sa ndriçojnë, te veturat që vijnë në drejtim tjetër.

Fakti që shumë aksidente trafiku ndodhin gjatë natës, është tregues për dobësinë e dritave dhe se sa pak po bëhet në këtë drejtim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...