De Jong: “Mezi pres të luaj me Messin, është më i miri i të gjitha kohëve”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

De Jong është i lumtur që do të luajë me Lionel Messin.

Blerja e re e Barcelonës, Frenkie de Jong, mezi pret të nisë jetën e re në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë dhënë së fundmi, ai e ka përshkruar gjigantin katalunas si klubin e ëndrrave të tij.

Holandezi i ri do të largohet nga Ajaxi në fund të këtij sezoni për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të La Ligës, ku ai mezi pret ta nisë aventurën e re sfiduese.

Më së shumti është i ngazëllyer për mundësinë që të luajë në një ekip me 5 herë më të mirin e botës, Lionel Messin.

“Mezi po pres”, u shpreh De Jong kur u pyet për Messin. “Mendoj se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve”.

“Është e vështirë për ta përshkruar atë. Është lojtari më i kompletuar në botë dhe mund të bëjë çfarë të dojë në fushë”.

“Me apo pa top, ai krijon shumë shanse. Ka një të majtë të jashtëzakonshme dhe është shumë inteligjent, thjesht i një tjetër niveli”, shtoi De Jong.

De Jong nuk do të vijë në Camp Nou thjesht si numër, ai dëshiron të ketë rol kyç te klubi katalunas.

“Ëndrra ime është të bëhem futbollist i rëndësishëm për klubin. Dua të fitoj shumë tituj me të”, theksoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...