Bazukat speciale për kapjen e dronëve që shkaktojnë probleme (Video)

Aeroporti Getwick i Londrës, ka pësuar bllokadë prej disa orëve, si pasojë e një droni që fluturonte qëllimisht mbi pistat e fluturimit.

Nga frika se mund të përsëritet skenar i njëjtë, njësitet e policisë britanike që merren me sigurinë e aeroporteve, do të pajisen me bazuka speciale, të krijuara për të kapur dronët, transmeton Telegrafi.

SkyWall 100 lëshon një predhë me gaz, që lëshon rrjetën me parashutë, nëpërmjet së cilës kapen fluturaket në miniaturë që janë duke shkaktuar probleme, apo që kanë dalë prej kontrolli.

Kjo formë e kapjes, jo vetëm se e neutralizon dronin, por edhe mundëson të kapet pa u dëmtuar, në mënyrë që të identifikohet sa më mirë.

Pajisja speciale në formë bazuke, është krijuar pikërisht për kapjen e dronëve civilë. Meqenëse është e lehtë për bartje, mund të përdoret me lehtësi prej të gjitha njësiteve patrulluese. /Telegrafi/