Astma e lidhur me problemet psiko-sociale tek fëmijët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kërkimet në Universitetin e Virginias theksojnë se, fëmijët me astma vuajnë nga depresioni, ankthi, probleme të sjelljes dhe probleme me mësimin.

Shumë prej hulumtimeve të fazës fillestare të astmës, janë në kërkim të mënyrave të reja për të menaxhuar sëmundjen,transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pak është bërë për të gjetur çrregullimet shtesë të cilat zakonisht paraqiten së bashku me astmën, përfshirë këtu depresionin dhe çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes, që mund të ndikojë negativisht në aftësitë e fëmijëve për t’u përballuar me sëmundjen.

Kërkimet në Universitetin e Virginias theksojnë se deri sa këto situata shtesë nuk shqyrtohen, programet edukuese të astmës nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë pacientëve të rinj.

“Mund të themi se familjet që kanë fëmijë astmatik jo vetëm që nuk raportojnë incidentet e këtij çrregulimi, por as edhe të depresionit, ankthit dhe çrregullimeve në mësim”, thotë Dr. James Blackman, pediatër në Qendrën e Rehabilitimit në Universitetin e Virginias.

“Nëse mund të menaxhojmë këto sëmundje shoqëruese, atëherë mund t’i ndihmojmë fëmijëve për të shëruar astmën dhe t’i ndihmojmë familjet të menaxhojnë sëmundjen në mënyrën më të shëndetshme”.

Studimi është kryer përmes telefonit dhe është mbledhur material nga 102,353 fëmijë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi zbuloi se, fëmijët me astma vuajnë nga depresioni, ankthi, probleme të sjelljes dhe probleme me mësimin. Sa më të mëdha janë vuajtjet nga astma, po aq të mëdha janë edhe vuajtjet nga këto probleme.

Më shumë se 10% e fëmijëve kanë kaluar nëpër probleme një vjeçare të cilat është dashur të trajtohen. Mbi të gjitha, këta fëmijë kanë humbur më shumë se dhjëtë ditë mësimi, duke i lënë prindërit në merak për zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve të tyre.

”Ajo çfarë është me rëndësi nga ky studim është se, tregon që astma mund të çojë në disavantazhe psiko-sociale për fëmijët”, shton Blackman.

Ai beson se fëmijët me astma kanë nevojë për trajtim specifik që merret me shëndetin fizik, mendor dhe zhvillues. Kjo mund të çojë në më pak ditë të humbura në shkollë dhe më pak telefonata për prindërit në lidhje me problemet në sjellje dhe shkollë të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...