​Morata e refuzon ofertën e Barcelonës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Camp Nou nuk do të jetë skena e re ku Alvaro Morata do ta shfaqë talentin e tij, pasi sulmuesi spanjoll e ka refuzuar ofertën e Barcelonës. Morata nuk e pranoi ofertën pasi që klubi katalonas e kërkonte atë vetëm si opsion të dytë për pozitën e sulmuesit, që është e zënë nga Luis Suarez.

Mirëpo, përkundër këtij refuzimi, Barcelona nuk do të dorëzohet për transferimin e një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe tani e ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Los Angeles, Carlos Vela, transmeton Gazeta Express.

Morata, ish-sulmuesi i Real Madridit nuk është i gatshëm të pranojë asnjë ofertë nga klubet që synojnë ta përdorin atë vetëm si opsion të dytë, veçanërisht pasi që Morata beson se ai mund të jetë titullar për shumë klube të tjera.

Në vend të Moratës, tani Barcelona duhet ta kthejë shikimin te lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar Munir El Haddadin, i cili u transferua në Sevillë. Kjo ka bërë që katalonasit t’i bëjnë ofertë Velës, i cili është ende duke e shqyrtuar ofertën.

Pasi që kishte luajtur në La Liga për Real Sociedadin gjatë viteve 2011-2018, futbollisti meksikan ka mjaft përvojë në futbollin spanjoll dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për klubin, kurdo që aktivizohet nga stoli, pasi që ai mund të luajë në të gjitha pozitat e repartit të sulmit.

Trajneri Ernesto Valverde ia ka bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës se ai e dëshiron një sulmues gjatë këtij afati kalimtar dhe Barcelona do të tentojë t’ia përmbushë këtë kërkesë atij. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...