Dyzetë e pesë persona janë vrarë në Bagdad në shpërthimin e tretë në kryeqytetin irakian në tri ditët e fundit, njoftojnë burimet mjekësore dhe të sigurisë.
Një makinë e paketuar me eksplozivë shpërtheu afër shitësve të makinave në zonën jugore të qytetit, Bayya, transmeton Express.
Më shumë se 50 të tjerë janë plagosur.
Të paktën 18 persona u vranë dje në një sulm tjetër ndaj një garazheve të shitësve të makinave.
Përgjegjësinë për sulmin e sotëm e mori ISIS-it, njofton AFP.


