“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

PUBLIKUAR

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka kishte paralajmëruar muaj më parë se po bënin një bashkëorganizim të tillë, duke ngjallur reagime të shumta si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Tani kur është bërë zyrtare, reagimet janë bërë edhe më të ashpra nga populli shqiptar, duke bërë me dije se nuk kemi nevojë për një bashkëpunim të tillë me një vend që ka vrarë e zhdukur shumë shqiptarë.

Andaj, nuk kishte se si të mungonte reagimi i tifogrupit më të madh shqiptar, që kanë shkruar: “Do t’ju mallkojë historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”.

Sipas marrëveshjes, hapja e kampionatit do të jetë në Novi Sad në stadiumin Karagjorgje, ndërsa finalja do të luhet në Tiranë në stadiumin e ri kombëtar, pasi plotëson kërkesat për të organizuar një ndeshje të atij lloji.

Krahas stadiumit Karagjorgje, kampionati do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë të Serbisë, ndërsa në qytetet e Shqipërisë do të luhet në Shkodër, Durrës, Elbasan, Leskoc. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...