​Punëtorët e doganës japin 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Lipjan

PUBLIKUAR

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, (SPDK) për nder të fundvitit ka marrë vendim që t’i ndihmoj 100 familje në asistencë sociale. Pas vendimit, kryesia e Sindikatës me datë 21.12.2018 ka ndarë 100 pako me dhurata për fëmijë dhe 100 pako me gjëra ushqimore.

Përzgjedhja e familjeve është bërë në koordinim me Departamentin përkatës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS).

Pakot me dhurata dhe gjëra ushqimore janë shpërndarë :

  • 30 Pako dhurata për fundvit dhe 30 pako me gjëra ushqimore në Prishtinë,
  • 30 Pako dhurata për fundvit dhe 30 pako me gjëra ushqimore në Mitrovicë,
  • 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Obiliq dhe
  • 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Lipjan
  • 10 pako me veshëmbathje.

 

Gjithashtu Sindikata e Doganës së Kosovës për vitin 2019 ka paraparë që kësi lloj aktivitetesh të organizoj me qëllim të solidarizimit dhe ofrimit të një ndihme simbolike kësaj kategorie.

“Sindikata e Doganës së Kosovës beson se ky aktivitet do të në vazhdimësi, duke u solidarizuar me këto familje, ku secili nga të punësuarit të paktën për fundvit të ndajë nga një shumë simbolike e cila do të thotë shumë për familjet në nevojë”, thuhet në një komunikatën e sindikatës

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...