​Arrestohen tre persona (njëri nga Lipjani) për të shtëna me armë zjarri në aheng familjar në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona pasi më 9 janar 2022 në Dremjak të Ferizajt, kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Personat e arrestuar në stacionin policor të Ferizajt kanë pranuar se kishin shtënë me armë gjatë ahengut familjar.

Tek i dyshuari i parë J.B (66) nga Ferizaj është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa te personi tjetër dëshmitar me inicialet R.J (68) po ashtu nga Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë gazi me 20 fishekë. Ndërsa tek i dyshuari tjetër G.Z. (68) nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...