Zyrtari i Trump e quan sulmin me raketa ndaj Sirisë argëtim pas darke (Video)

PUBLIKUAR

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Wilbur Ross, ka thënë se sulmet ajrore të Presidentit Donald Trump ndaj Sirisë shërbyen si argëtim pas darke në resortin e tij luksoz në Florida.

“Tamam kur po shërbehej torta, presidenti [Trump] ia shpjegoi [Presidentit kinez Xi Jinping] se dëshironte t’i tregonte diçka, e që ishte shkrepja e 59 raketave ndaj Sirisë,” ka thënë Ross, duke përshkruar momentin e takimit të prillit mes dy liderëve që ishte ndërprerë nga sulmet ushtarake ndaj Sirisë, transmeton Express.

“Ishte argëtim pasdarke,” ka shtuar ai, sipas Variety.

Ai shtoi: “Fakti është se Presidentit nuk i ka kushtuar asgjë për ta pasur këtë argëtim.”

Trump autorizoi bombardimin e bazës ajrore të Sirisë që dyshohej se ishte burim i sulmit shkatërrues kimik që vrau më shumë se 80 civilë më 6 prill./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...