Zyrtare: Solomon largohet nga Kroacia, transferohet te Ballkani

PUBLIKUAR

Përfundon ende pa nisur aventura e Theophilus Solomon në Kroaci.

Ish-sulmuesi i Partizanit i cili pas aventurës në Kuvajt me Al Qadsia u transferua në Kroaci te Istra gjatë kësaj vere po ende pa debutuar në një ndeshje zyrtare Solomon është larguar duke zgjedhur edhe destinacionin e ri se ku do ta vazhdojë karrierën.

Solomon është transferuar zyrtarisht në Kosovë te Ballkani me të cilët ka firmosur për 2 vite.

Njoftimi i klubit në Facebook:

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë.

🤝 Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...